Përmbytjet në Torovicë të Lezhës dëmtojnë kulturat bujqësore, fermerët: Është bërë katastrofë

26 Janar 2021, 17:58| Përditesimi: 26 Janar 2021, 18:16

  • Share

Në fushën e Torovicës në Lezhë vijon që të ketë sërish prezencë uji në tokat bujqësore, që prej reshjeve të dendura të shiut të fillim janarit.

Gëzim Dushku është njëri nga fermerët e kësaj zonë që ka pësuar dëme të shumta në sektorin e bujqësië. Gruri dhe jonxha janë kalbur, pasi niveli i ujit në token e tij arriti deri në 50 cm dhe qëndroj për një kohë të gjatë.

Ai tegon se jetesën e ka të lidhur me sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, por përmbytjet e vazhdueshme po e falimentojnë, duke e detyruar që të largohet nga vendlindja.

"Unë kam pasur 22 dylim grurë të mbjella. të tëra i ka prish, pasi ka qëndru 2 javë uji në të. Është bërë katastogë. Ne mbaruam. Asnëj llojë njeriu nuk ka ardhur. 48 dylim tokë kam të përmbytura. Çdo vit këtë punë kemi. Përmbytet se nuk janë hapur kanalet", tha fermeri Gëzim Dushku.

Problematikë në ngjashme prezantojnë dhe fermer të tjerë në zonën e Torovicës. Ata thonë se mos hapja e kanaleve dhe mosfunksionimi siç duhet i hidrovorit të Balldrenit janë shkaku i përmbytjeve të vazhdueshme.

"2 milion vetëm tokën që blej. Punimet e farat kalojnë 5 milion. Dëmi i pa përshkruar. Nuk thithin pompat. Volumi i ujit është i gjatë. Po mbet shkretë", u shpreh një fermer.

"Rreshjet e shiut na kanë shkaktuar dëme. Kam 3 hektarë tokë. Shkak bëhen kanalet kulluese, mos funksionimi i pompave tek hidrovor", tha një fermer. 

"Kam grurë, jonxhë, liljum. Është mbytur në katër anët. Nuk bëhet fjalë të mbillet më. Kanalet pa pastruar. Kolektori nuk është pastrua", përfundoi një tjetër.

Torovica ka qenë një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, por përmbytjet e vazhdueshme kanë detyruar shumë banor që të heqin dore nga ky sektor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?