Situata me reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar problematika në të gjithë vendin.
Banorët e fshatit Mali i Jushit kërkojnë vëmendjen e shtetit për shkak të përmbytjeve në këtë zonë.
Ato shprehen për Report Tv se që nga fillimi i përmbytjeve, askush nuk është kujtuar për të ndihmuar banorët e kësaj zonë në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se janë dhjetra hektarë tokë nën ujë të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.
“Unë jam banor i fshatit Mali i Jushit dhe u bë një muaj që jemi përmbytur. Unë kam disa dynym tokë nën ujë. Që prej përmbytjeve, akoma nuk ka ardhur asnjë. Disa të tjerë kanë edhe bagëti. Se si do shkojë kjo situatë nuk e dimë. Nga bashkia vijnë me makinë deri këtu por nuk bëjnë asnjë inspektim, thjesht shohin me sy e më pas ikin” – tha një prej banorëve.
Lajmi kryesor:
Bie niveli i Ishmit, dhjetra hektarë tokë ende nën ujë në Fushë-Krujë! Bashkia kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër
E.M.//ReportTv.al