Politikë

Përmbytjet, zyrtari i bashkisë Shkodër: Rama na braktisi, duam autonomi

25 Mars 2018, 10:26| Përditesimi: 25 Mars 2018, 14:35

  • Share

Përmbytjet nuk kanë sjellë vetëm vështirësi në qarkun e Shkodrës, por edhe ide politike të pa dëgjuara në Shqipëri. Shkodra kërkon të bëhet krahinë autonome, dhe propozimi i çuditshëm dhe i pazakontë vjen nga zyrtari i lartë i Bashkisë Shkodër, Arben Ceni. I pakënaqur nga vëmendja që kryeministri i kushton Shkodrës, Ceni, i cili është administratori i njësisë Ana e Malit, thotë se Shkodra ka mjaft resurse që mund t’i menaxhojë vetë.

“Nëse është e nevojshme, Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë. Domethënë po kërkojmë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne Shkodrën, pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto”

Deklarata e administratorit të njësisë Ana e Malit, Arben Ceni

Prej rreth 20 ditësh një pjesë e territorit të Shkodrës ndodhet në gjendje shumë të vështirë nga përmbytjet. Mijëra hektarë tokë dhe qindra familje janë përmbytur, ndërsa bashkia Shkodër vijon që të kërkojë shpalljen e emergjencës, por është refuzuar nga qeveria.

Deklarata e zyrtarit të lartë të bashkisë së Shkodrës është e pazakontë, ndërsa pritet reagimi i qeverisë, se si do ta komentojë ashpërsimin e toneve me këtë kërkesë radikale nga pushteti lokal. 

Në bashkinë e Shkodrës në 3 javët e fundit kanë qenë të pranishëm disa nga ministrat e qeverisë Rama për t’u njohur me problemet e qytetarëve. Gjithashtu edhe Lulzim Basha ka qenë dy herë duke i kërkuar Ramës që të shpallë emergjencën. Basha ka akuzuar qeverinë për shkarkimet nga HEC-et.

Komento

Komente

  • aaa1: 27/03/2018 09:38

    bravo se vetem kjo do ishte zgjillja e cdo problemi . Te krijohet kjo do te thot se jena shum ma shum se cka mendon Kryeminister Korrupsioni. Te krijohet nje mbledhje masive e Popullit dhe Bashkis .. dhe te merret vendimi pa leju qe z.Korrupsioni te bej presion ndaj punonjesve . Do ishte nje arritje madheshtore.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 26/03/2018 17:59

    Shkine hesapi.

    Përgjigju
  • USA: 26/03/2018 10:39

    NE ATE ZONE NUK LEJOHEN NDERTIMET KE KA PYETYR KETA QE KAN NDERTUAR DHE TJETRA ,PERSE KERKOJN LEKE NGA SHTETI ,TE SHKOJN TE KOMPlANIT E SIGURIMIT TI ÇDEMTOI SI NE TE GJITHE BOTEN KESHTU FUNKSIONON NE KAPITALIZEM DHE KETA DUHET TA DINE SE I NJOHIN MIRE LIGJET E SISTEMIT E TË DEMOKRACISE ME QE JAN DHE DEMOKRATE TË MEDHENJ ,KETA JAN MESUAR TË SHKELIN LIGJET DHE TË PRIREN NGA ANARSHIA DHE ZAPTIMI I PRONAVE TË BEJN ÇA U DO QEFI DHE NE FUND TI NDIHMOJ SHTETI TE SHKOJN TE SIGUROJN SHTEPIT DHE TE MBJELLAT KESHTU FUNKSJONON NE KETE SISTEM QE KAN DASHUR DHE TË MOS HAN MUTE KOT

    Përgjigju
  • ZINI: 26/03/2018 09:27

    AUTONOMIN E P.....TË SATEME ,KAQ E KENI PAK RRACE POSHTER ,MOS NDERTONI ATJE KU SDUHET SE SKENI LEN GJE PA BERE JU DO LENE PA BUKE TË SHKONI NE HALE TË GOMERVE TRAP

    Përgjigju
    • holande: 26/03/2018 22:18

      shum mire ky veq qe eshte trap eshte gjak prishur mjer shkodra kon paska zyrtar turp

  • Abdyli: 25/03/2018 16:18

    Qeveri e nje e nje aneshme SHKODRA me kryebashkjak demokrat nuk shikohet me sy nga ed Rama TURP I madh per MINISTRIN Bushati qe hesht perpara Rames

    Përgjigju
  • Rema: 25/03/2018 15:29

    Ndeshkimi I qeverise per mosvotimin per PS

    Përgjigju
  • Toni: 25/03/2018 14:59

    Kur problemet zgjidhen me interessa partiake kete do presesh

    Përgjigju
  • Shefiku: 25/03/2018 13:54

    Mire do ishe te kerkojne ndihme tek qeverija Montenegro ose nga BE nga international emergency Se per shkodranet qeverija Rama nuk ekziston

    Përgjigju
  • Fredi: 25/03/2018 13:29

    Ku ta gjejme o koke bosh! Mbani dhe Dukagjinin dhe Puken dhe Malesine e Madhe! Vetem se duhet te hyni me pashaporte dhe vize ne Tirane. Ndertoni aty ku ndertohet dhe tani beni si qente.

    Përgjigju
  • Aa: 25/03/2018 11:41

    Sigurisht edhe ti serb do jesh.

    Përgjigju
  • arjani: 25/03/2018 10:41

    Me fal ti zyrtari i shkodres, nese jeni kaq te zote pse nuk e keni bere deri tani meqe qenka kaq e thjeshte per tu menaxhuar. Ne menyre qe edhe ne te vijme nga tirana te jetojme ne shkoder se do qenka parajse...

    Përgjigju
    • hakunamatata: 25/03/2018 13:12

      Si duhet te jete nje vend qe te ju beje ju Tiransit qe te lini Tiranen,une nuk e shoh kund.Jo per gje,por jeni mesuar me kaos dhe smog,te cilin nuk e gjen kund ne Europe.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?