Bota

Përmes WhatsApp, hakerat izraelitë kanë spiunuar 1400 personalitete botërorë

30 Tetor 2019, 14:31| Përditesimi: 30 Tetor 2019, 14:43

  • Share

‘Financial Times’ shkruan se një grup hakerash izraelitë kanë spiunuar 1400 personalitete botërorë në fushën e politikës, ekonomisë, teknologjisë, medias dhe aktivistë të të drejtave të njëriut, nëpërmjet një sistemi spiunimi në sistemin e mesazheve të WhatsApp.

Hakerat, duke përfituar nga një defekt i brendshëm në sistemin e mesazheve të WhatsAp, kanë insaluar një sistem spiun, në telefonat celularë të 1400 personaliteteve.

Aktiviteti i spiunimit ka ndodhur nëpërmjet Pegasus, një sistem spiunimi i projektuar nga grupi NSO, me seli në Izrael.

Sapo instalohet, Pegasus vë nën kontroll të gjitha funksionet e celularit.

WhatsApp tha për ‘Financial Times’ se do të denoncojë aktin në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?