Foto ilustruese

Kronikë

Përmet, gjendet një skelet në Vjosë, dyshohet një klandestin sirian

6 Maj 2018, 22:11| Përditesimi: 6 Maj 2018, 22:19

  • Share

Përmet- Pasditen e sotme në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një personi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha). Ky person dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.05.2018, rreth orës 17:00, në shtratin e lumit Vjosë pranë fshatit Kanikol, të Njesisë Administrative Çarshovë, është gjetur një skelet i pjesshëm i një shtetasi të paidentifikuar, (Kafka dhe gjymtyrët e poshtëm si dhe disa tesha) Ky shtetas dyshohet të jetë mbytur në lumin Vjosë para disa muajsh në Greqi. Nga teshat e gjetura dyshohet të jetë shtetas nga vendet e treta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?