Komisariati i Përmetit

Kronikë

Përmet/ I moshuari dhe familjari i tij bëjnë për spital kunatin pas sherrit për pronësi, Policia i merr të dy nën akuzë!

21 Gusht, 12:41| Përditesimi: 21 Gusht, 12:43

  • Share

Përmet- Një sherr pronësie mes dy familjeve në krushqi përfundon në përleshje dhe plagosjen e njërit prej tyre. I dëmtuari rezulton se është kunati i një prej dy autorëve të krimit, që u morën nën akuzë nga Policia e Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur në Përmet dhe është denoncuar nga i plagosuri A.B., që ka dëshmuar se ishte dhunuar me sende të forta pas mosmarrëveshjeve të pronësisë, nga kunati dhe një prej familjarëve të këtij të fundit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Sh., 73 vjeç dhe D. Sh., 39 vjeç, të dy banues në fshatin Selenicë, pasi dyshohet se për motive pronësie, kanë kanë goditur me sende të forta, shtetasin A. B., kunati i shtetasit A. Sh.”, tha policia vendore.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së dëshmive paraprake, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?