Foto Ilustruese

Përmet/ Kërkonte bagëtitë, i moshuari bie në përrua, humb jetën aksidentalisht

21 Shtator 2018, 12:27| Përditesimi: 21 Shtator 2018, 12:33

  • Share

PËRMET- Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në një përrua, në fshatin Delvinë. Bëhet fjalë për personin me iniciale M.I, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet. 

Nga hetimet e kryera rezulton se 79 vjeçari ka qenë duke kërkuar bagëtitë, e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra, ku si pasojë ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 21.09.2018, rreth orës 00:30, në fshatin Delvinë, në një përrua është gjetur i pa jetë shtetasi M.I, 79 vjeç, banues në Delvinë, Përmet.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se ky shtetas ka qënë duke kërkuar bagëtitë e në mënyrë aksidentale ka rënë nga një lartësi rreth 200 metra ku si pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?