Përmet- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot (17 mars) në Përmet, me pasojë plagosjen e drejtuesit të mjetit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën kombëtare Përmet-Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë. Automjeti i tipit 'Mercedes-Benz', me targa AA491AB dhe me drejtues Apostol Tase, 79 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka bërë dy rrokullisje, duke përfunduar anash rrugës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve. Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit të automjetit nga ana e drejtuesit të moshuar.
Komente
