Momenti kur policia transporton 68-vjeçarin për spital

Kronikë

Përmet/ Pela e zë nën vete në qafën e malit të Dhëmbelit, telefonata shpëton 68-vjeçarin! Dërgohet në spital me barelë, jashtë rrezikut për jetën

19 Qershor, 15:38| Përditesimi: 19 Qershor, 15:59

  • Share

Përmet- Aksidentohet në qafën e malit të Dhëmbelit në Përmet një 68-vjeçar, ndërsa ishte së bashku me kafshën e tij të punës. Shpëtohet në kohe reale nga forcat e ndërhyrjes.

Ngjarja ka ndodhur sot (19 qershor), në orët e para të pasdites, në vendin e quajtur ‘Qafa e Mënit’, në malin e Dhëmbelit, Përmet, kur Luan Lame, 68 vjeç, nga fshati Lipë, Njesia Administrative Petran, në orën 12:40 njoftoi policinë me celular për aksidentin që kishte pësuar.

I moshuari sipas hetimeve paraprake rezulton se kishte rrëshkitur në një terren të vështirë me gjithë kafshën (pelë), duke e zënë nën vete dhe pësuar fraktura të rënda në trup, pasi nuk lëvizte dot.

Në vendgjarje shkuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ndihma e shpejtë. Personi i lënduar rëndë u transportua dhe shoqërua për në Spitalin e Përmetit me barelë, për dhënie ndihme dhe ekzaminime të mëtejshme. Gjendja e tij shëndetesore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

 

A.Q/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?