Përmet-Një turist spanjoll është dëmtuar teksa po bënte rafting në lumin e Vjosës. Ngjarja ka ndodhur ne Përmet ndërsa ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali i tij.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se shoqëruesi i turistit ishte i pa trajnuar, i pa çertifikuar dhe pa masa sigurie sipas ligjeve rregullave të sportit turistik.
Spanjolli ka thyer këmbën dhe ka shembje në trup.
Burri është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme. 46-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.
Komento