Përmet/ Sendet personale të skulptorit Odhise Paskalit në muzeun e ri

16 Korrik 2022, 19:54| Përditesimi: 16 Korrik 2022, 21:54

  • Share

PËRMET-  Gjetjet arkeologjike te vendbanimeve te hershme, ene artizanale e deri tek stolitë e grave janë ekspozuar në Muzeun e qytetit të Përmetit, çelur pak muaj më parë.  

Ledjan Komino, përgjegjës i këtij muzeu, i cili na tregon fillimisht sendet e ekspozuara në pavionin e etnografisë.

"Kemi të reklamuara objektet qe tregojnë mënyrën e hershme të jetesës, si bucela druri që përdoreshin për të mbajtur ujin apo verën. Kemi një vulë të vjetër druri dhe disa enë për kafenë. Në mur kemi rozetë, apo muret dekorative të punuara nga artistët përmetar që vendoseshin në tavanet e shtëpive", u shpreh ai.
 

Më interesant është aneksi arkeologjik me objekte të periudhës së neolitit, asaj romake dhe otomane.

"Në këto dy kënde tregohet për gërmimet në luginën e Vjosës. Të gjitha objektet arkeologjike janë gjetur në zonën e Përmetit”, u shpreh Komino.

Në këtë muze janë ekspozuar sende personale të Artistit, Odhise Paskali cilësuar si themeluesi i skulpturës shqiptare si dhe pavioni i vëllezërve Frashëri.

"Punimet që skulptori ka bërë, siç është kali Skënderbeut në Tirane, ne këtu e kemi në miniaturë. Po kështu kemi të ekspozuara sendet personale të Paskalit, siç është ora që ai ka mbajtur në dorë dhe aparati fotografi", tha Komino.

Turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Përmetin për bukuritë natyrore, kulturën e traditën ndalojnë dhe në muzeun e ri, i cili ndodhet në ambientet e Qendrës së Kulturës.

"Jam nga Holanda dhe është hera e parë që vij në Shqipëri. Këtu në Përmet është me të vërtetë shumë bukur", tha një turist.

"Jam nga Hollanda dhe po bëjmë 4 javë që po eksplorojmë Shqipërinë. Njerëzit janë shumë mikpritës", u shpreh një tjetër turist.

Vitin e kaluar mbi 8 mijë turistë vizituan Përmetin.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?