Një 49- vjecar në Përmet është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Miçan.
Si rezultat i një hetimi të kryer për 4 muaj, në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjirokastrës, Komisariati i Policisë Përmet, në bashkëpunim me Sektorin Operacional për Përgjimet Ambentale e DVP Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar "Miçan", ndërsa u arrestua 49-vjeçari me inicialet D.M banues në fshatin Nikollarë, në Skrapar.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, policia ka asgjësuar nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar 49- vjeçari.
"Gjatë operacionit u kap në flagrancë, duke prerë bimët narkotike që kishte kultivuar në vendin e quajtur "Fundi i Dërrasës", shtetasi D. M., 49 vjeç, banues në fshatin Nikollarë, Skrapar. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u asgjësuan nëpërmjet djegies, 43 bimët narkotike që kishte kultivuar ky shtetas", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.