Përmet/ U kapën me 25 mijë paund të padeklaruara në kufi, procedim penal për dy shtetas kosovarë

9 Korrik 2020, 18:18| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 18:23

  • Share

Dy shtetas kosovarë u ndaluan në pikën kufitare 'Tre Urat' në Përmet pasi tentuan të fusnin brenda territorit shqiptar 25 mijë paund të padeklaruara.

25 mijë paundët u gjetën gjatë një kontrolli të imtësishëm në mjetin me targa angleze YC54WSU me drejtues Ardian Ndreka  dhe pasagjer Rahman Berisha, të dy nga Kosova, ndaj të cilëve nisi dhe procedimi penal për mosdeklarim të parave në kufi.

Gjithashtu sipas policisë Ardian Ndreka për një periudhë 3-vjeçare ka futur në Shqipëri 15 mjete me targa angleze në periudha të ndryshme kohore duke përdorur pika të ndryshme të kalimit kufitar.

Policia kufitare sekuestroi paratë dhe mjetin me të cilën po udhëtonin dy kosovarët,  në cilësinë  e provës materiale dhe ia kaloi ato Prokurorisë së Përmetit.

Komento

Komente

  • Pyetja?: 09/07/2020 18:35

    Po a lejohen te futesh deri ne 10 000 Euro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?