Mes emocioneve dhe muzikës, përmetaret kujtuan mjeshtrin e muzikës popullore, Laver Bariu. Përmendorja e tij, gdhendur në bronz, u vendos në lulishten e qytetit, pranë shatërvanit.
Në ceremoni morën pjesë qytetarë të shumtë, zyrtare lokale, miq e të afërm, në prani të 5 fëmijëve të Artistit të Popullit. Djali dhe vajza e tij, treguan dhuntinë e të atit për tu marrë që herët me muzikë.
Skulptori tregon se gjatë gdhendjes ka dëgjuar kabatë e Laverit si frymëzim për ta shndërruar bustin në një vepër të prekshme. Ndërsa gazetari Bledi Mane foli për kontributin e tij në pasurimin e muzikës popullore.
“Kur i bie klarinetës duket se shpreh një dhimbje dhe unë atë kam dashur të arrij”, tha Alem Toska, skulptor.
“Është një artist që ka sjellë gëzim në çdo familje me muzikën e tij”, tha Bledi Mane, gazetar.
Laver Bariu, lindi në 1929 dhe vdiq në 2014. Përgjatë karrierës së tij regjistroi shumë vepra muzikore dhe u vlerësua në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare. Klarineta e tij përçonte gëzimet e dhimbjet e jetës, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve.
Busti i Laver Bariut
Komente
