Deputeti Andi Përmeti, pasi ka fituar betejën 61 ditore me COVID-19, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka uruar bashkëshorten me fjalë prekëse për ditën e saj të lindjes.
“Tashme mund te festojmë, jo vetëm ditëlindjen tende por edhe fitimin e betejës 61 ditore ndaj Covid-19”, shkruan ai.
Përmeti përmes postimit në të cilin i uron ditëlindjen bashkëshortes ka përmendur edhe betejën e përbashkët me koronavirusin, pasi siç shkruan ai, ajo ka qenë pranë tij çdo ditë duke e mbushur me buzëqeshje në ato kohë të vështira.
“Ti i’a dole mes ankthit dhe frikës të më mbaje me shprese, që asgjë e keqe s’do të më ndodhte dhe unë e fitova betejën time i mbushur me guxim nga shpresa që ti më jepje përditë duke më qëndruar pranë!”, shprehet ai.
Në fund të postimit ai shkruan “Se bashku i’a dolem. Tashmë mund te festojmë! Gëzuar!”
Te shkuara dhe gezime paç gjithmone. Gezoje jeten e dyte ne menyren me te mire!
Përgjigju