Përmeti: Kandidoj në Korçë, BD merr 10 mandate në zgjedhje! Programet e 3 partive të parealizueshme! Kush shkel masat anti-COVID ta lërë shown

22 Shkurt 2021, 18:39| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 21:25

  • Share

Deputeti Andi Përmeti në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit do të kandidojë në Korçë nën siglën e Bindjes Demokratike. Në të gjithë vendin Përmeti tha se BD do të marrë 10 mandate, prej të cilave 2 në Korçë.

“E kam thënë dhe më përpara nëse do jemi të vetëm në garë do marrim 10 mandate në të gjithë Shqipërinë, dhe 2 në Korçë aty ku do jem dhe unë e do kandidoj. Do jenë 12 veta dhe besoj që duhet të presin dhe disa ditë”, tha Përmeti.

Asnjëri nga programet politike të partive më të mëdha në vend për zgjedhjet parlamentare, sipas Përmetit nuk është i realizueshëm.

“Problemi i programeve të tyre nuk e di a janë ose jo të mira por sa janë të realizueshme! S'janë të realizueshme. Programi ynë është ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri. Kryetarët e partive në këtë vend kanë një fuqi të madhe dhe e keqpërdorin atë në kurriz të qytetarëve. Kjo nuk është më histori emrash por parimesh. Ndryshimi duhet të fillojë nga diku. Ai mund të realizohet vetëm brenda sistemi”, shtoi vdeputeti.

Një apel Përmeti ka bërë për të gjitha partitë politike që zhvillojnë takime elektorale duke shkelur masat anti-COVID, që të ruajnë shëndetin e njerëzve duke thënë se jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo votë.

“Takimet tona po zhvillohen me grupe të vogla njerëzish. E kemi prioritet kujdesin ndaj njerëzve, takimet tona kemi zgjedhur ti bëjmë në vende të mbyllura por duke zbatuar masat. Për mua masat duhen respektuar  dhe po të flas unë që e ka vuajtur në kurriz. Një personazh që kishte mbledhur në një sallë të mbyllur qindra veta. Shqetësimi është edhe fotografimi i këtyre takimeve dhe i hedhin në facebook. Çdo forcë politike duhet ti lejë showt me foto në fb. Në asnjë takim sdo shkel rregullat anti covid. Jeta e qytetarëve është më e rëndësishme se çdo votë”, tha Përmeti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?