Bashkia Tiranë

Sociale

Përmirësimi i kushteve të banesave, Bashkia Tiranë hap aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

31 Korrik, 09:44| Përditesimi: 31 Korrik, 09:45

  • Share

Bashkia Tiranë ka hapur aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike për përmirësimin e kushteve të banesave. Ky program, i cili është pjesë e iniciativave të Bashkisë për përmirësimin e kushteve të strehimit për ata qytetarë që ndodhen në vështirësi ekonomike, u mundëson qytetarëve të aplikojnë për mbështetje financiare për rregullime dhe riparime në shtëpitë e tyre. 

Aplikimi mund të realizohet online, përmes platformës e-Albania, në shërbimin "Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social".

Për të plotësuar kërkesën, aplikuesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, dhe për këtë, mund të kërkojnë asistencë nga punonjësit e njësisë administrative të Bashkisë Tiranë.

Programi është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës dhe të sigurojnë kushte më të mira për familjet e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?