Përmirësimi i ujësjellës-kanalizime... edhe uji me koncesion?

2 Nëntor 2019, 21:43| Përditesimi: 2 Nëntor 2019, 21:47

  • Share

TIRANË- Edhe uji me koncesion? Kjo është pikëpyetja e ngritur pas hedhjes për konsultim publik të një projektligji të hartuar nga Ministria e Infrastrukturës, për përmirësimin e rrjetit të ujësjellës-kanalizime.

Në relacionin shoqërues të projektligjit “Për Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Largimin, Grumbullimin e Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane”  thuhet se qëllimi i tij është të ngrihet një kuadër ligjor që siguron krijimin e kushteve të përshtatshme për ofrimin e shërbimit të furnizimit me ujë të pijshëm, të grumbullimit, largimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura në të gjithë vendin.

Ndërkohë përmirësimi i furnizimit me uji të pijshëm si dhe grumbullimin e largimin e ujërave të ndotura, mund të bëhet nëpërmjet një koncesioni të partneritetit publik privat.

Në nenin 25 të projektligjit “Për Sektorin e Furnizimit me Ujë dhe Largimin, Grumbullimin e Trajtimin e Ujërave të Ndotura Urbane” thuhet se dhëna me koncesion e këtyre shërbimeve apo me një marrëveshje të Partneritetit Publik privat do të bëhet sipas ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik-privat dhe aktet nënligjore që përcaktojnë kërkesat dhe procedurat përkatëse. Kontrata koncesionare mund të nënshkruhet pas kryerjes së studimit të fizibilitetit i cili kryhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe miratohet paraprakisht nga ministria përgjegjëse për infrastrukturën dhe nga ERRU-ja brenda 1 muaji nga paraqitja e tij.

Po ashtu argumentet e listuara si arsye që çuan në ndërmarrjen e kësaj nisme ligjore është rritja e performancës së këtij sektori si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj konsumatoreve nga shoqëritë Ujësjellës-Kanalizime, pasi prej dekadash vuan nga problemet financiare dhe cilësia jo e kënaqshme e shërbimeve të ofruara për konsumatorët. Ky vit ishte një nga më problematikët sa i takon furnizimit me uji të pijshëm, pasi në shumë qytete të vendit ka pasur mungesë disa javore të ujit të pijshëm.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dona: 03/11/2019 15:45

    EDI RAMA MOS E JEP UJIN ME KONCESION SE NUK DO TE JAPIM ASNJE VOTE,,KUR TE BEHEN ZGJEDHJET,,,mos u bej shk**dhate....

    Përgjigju
  • Sula: 03/11/2019 10:08

    Jepni grate dhe motrat me koncension dhe keputni qafen qeveri hajdute. Zoti do ju mallkoje or qena qeveritar qe e bete kete vend si faqa e zeze.Do kujtoheni si qeveria me grabitqare ne histori bashke me Nanon dhe Saliun.Ju nuk jeni socialist por nje sekt qe jeni vendos te vidhni shqiptaret . Ed Rama merr Rilindhen dhe ik nga PS se ja je bo borxh elektoratit socialist me model ekonomik tip Soris super liberal . SPAKU duhet te hape dosjet e privatizimeve dhe koncendioneve ku te gjitha kontratat jane ne dem te shtetit dhe popullit shqiptar . Ed Rama mori besimin e popullit dhe beri sic u desh qefi ne pronat dhe oarate e shqiptareve.Krim

    Përgjigju
  • Trala zura nje gale: 03/11/2019 01:20

    Ky me PPP-te po ja kalon edhe vendeve me te zhvilluara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?