Përmirësim të kornizës ligjore dhe aftësive, OSBE ndihmon Shqipërinë në luftën kundër armëve të zjarrit! Për një vit u kryen 60 vrasje

9 Qershor 2022, 20:59| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 22:13

  • Share

60 vrasje me armë zjarri u regjistruan vitin e kaluar dhe rreth 300 mijë shqiptarë mendohet se posedojnë një armë pa leje në shtëpi. Më gjithë aksionet apo operacionet e policisë për grumbullimin e armëve të zjarrit, rezultatet janë të pakta. Ekspertët besojnë se mungesa e një amnistie për dorëzimin e armëve step ata që kanë vullnetin për ta dorëzuar.

Por për zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, para nisjes së një amnistie, duhet ndërgjegjësim dhe angazhim aktorësh.

“Përpara se të shkojmë në marrjen e një nisme të tillë duhet të angazhohen të gjithë aktorët e shoqërisë.. Janë të rinjtë, sistemi arsimor, janë aktorët që ndërgjegjësohen , pa qenë nevoja për përdorimin e armëve”, tha Besfort Lamallari, Zv.ministër i Brendshëm.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Policia e Shtetit, e cila fokusin kryesor e ka përqendruar tek ndërgjegjësimi për mos përdorimin e armëve të zjarrit.

“Janë zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla. Kemi krijuar një strukturë më ndihmës specialit për policimin në komunitet të trajnuar”, tha Albert Dervishaj, zv.drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në tryezën e përbashkët, OSBE u angazhua që përmes një projekti tre vjeçar, të ulë rrezikun e përhapjes së armëve të vogla e të lehta dhe keqpërdorimit të tyre..

“Së pari, ka të bëjë me ndihmën për përmirësimin e kornizës ligjore; së dyti me fokusimin tek aftësitë, njohuritë dhe kapacitetet e njësive të përgatitjes së qenve në Shqipëri”, u shpreh Vincenzo Del Monaco, Kreu i OSBE në Tiranë.

Amnistia e fundit ishte 4-mujore në vitin 2017. Përgjatë vitit 2021 në Komisionin e Sigurisë Kombëtare u hodh ideja e një amnistie të re, por gjithçka mbeti vetëm në kuadër diskutimi. Sipas statistikave në vitin 1997 janë grabitur 549 mijë e 775 armë, rreth 840 milionë dhe 16 milionë eksplozivë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?