Foto ilustruese

Kronikë

Përndiqte 4 të mitura vazhdimisht, arrestohet 41-vjeçari nga Fushë-Kruja! Në hetim dhe një 35-vjeçar pasagjer në makinën e të arrestuarit

1 Shkurt, 16:11| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:15

  • Share

TIRANË - Efektivët e komisariatit nr.5 në kryeqytet arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme katër shtetase të mitura.

Në vijim të veprimeve, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K., 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilin lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura.

'Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar, i cili përndiqte shtetaset e mitura.', njofton policia.

 

 

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?