Foto ilustruese

Kronikë

Përndiqte ish të dashurën dhe i goditi makinën që drejtonte, ndalohet 42-vjeçari në Durrës

3 Korrik 2024, 10:15| Përditesimi: 3 Korrik 2024, 10:17

  • Share

Një 42-vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim se kishte përndjekur ish-të dashurën e tij.

Madje, policia thotë se ai ka goditur me makinë edhe automjetin që drejtonte ish e dashura.

“Policia ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte”, njofton Policia.

Ndërkohë, një 50-vjeçar është arrestuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.  

“Arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?