BULQIZË- Një 29-vjeçare ka përjetuar momente ankthi dhe frikë, pasi një 34-vjeçar e ka përndjekur për një kohë të gjatë.
Report Tv mëson nga burime zyrtare se 34-vjeçari banues në Bulqizë, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon të renë.
Pas denoncimit, është bërë arrestimi i 34-vjeçarit.
"Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon, arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme", njofton Policia.