Përndiqte vajzën dhe ajo e denoncon, policia kap të riun / 15-vjeçari: 'Plagosën shokun me thikë'! (Pamjet e plota nga ngjarjet në Emisionin 112)

13 Qershor 2020, 16:01| Përditesimi: 14 Qershor 2020, 00:22

  • Share

TIRANË - Në emisionin e sotëm 112 transmetojmë një seri ngjarjesh nga puna e policisë ndërsa ju sjellim realitetin ashtu siç ndodh në punën e tyre. 

Telefonata e një vajze që po përndiqej nga një djalë pranë Parlamentit vë në veprim efektivët e Komisariatit nr. 1 ndërsa ata ndalojnë djalin e dyshuar dhe e shoqërojnë në Komisariat. Në emision transmetojmë pamjet ekskluzive ndërsa djali i ri kundërshton efektivët dhe shan por prangoset prej tyre dhe niset drejt komisariatit. Në makinën e policisë djali deklaron se ka në plan të fejohet me vajzën edhe pse ajo është e tronditur prej tij. 

Në orët e pasdites një 15-vjeçar telefonon policinë dhe thotë se shoku i tij është plagosur me thikë nga dy persona. Ngjarja pranë Bulevardit të Ri  nuk është tamam ashtu siç thotë adoleshenti ndërsa nga policia mësohet se ka pasur një konflikt ku 15-vjeçari është goditur me grushte nga disa djem të tjerë pasi kishte ngacmuar dy vajza. Ai mjekohet nga ekipi i urgjencës. 

Gjatë mbrëmjes banorët e Don Boskos ankohen në polici për një grup refugjatësh që strehohen në disa magazina të braktisura të zonës. Policia ndërhyn për t'i larguar refugjatët sirianë nga aty ndërsa ata dërgohen tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë. Shikoni pamjet nga aksioni i policisë përgjatë emisionit. 

Në fund të episodit të sotëm të emisionit 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë momentet filmike të përplasjes së dy makina në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Momentet janë fiksuar nga kamerat e rrugës ndërsa përplasja mes dy mjeteve është e fortë, por fatmirësisht pa të plagosur. 

*Disa të dhëna përgjatë emisionit (audio/video/informacione) janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e personave të përfshirë.
Të gjitha ngjarjet në emisionin "112" janë reale ndërsa përfundimet në të nuk janë finale. Procedimet kriminale mund të jenë ulur ose dhe hequr. Të gjithë të dyshuarit prezumohen të jenë të pafajshëm, përveç nëse ndaj tyre ka një vendim gjyqësor që i shpall fajtor.

Komento

Komente

  • qytetar: 13/06/2020 16:38

    policia shqiptare shkel te drejtat e shqiptareve. police idiote jo-profesional qe te ngrihen floket perpjete tek te llogjikojne. ky emision ne vetvete eshte shkelje e te drejtave dhe tregon agresivitetin e policeve fshatare shqiptare. se cfare pune ka policiate meret me ceshtjet biznes konsumator, vetem ne nje shithole si shqiperia e dine.

    Përgjigju
    • Tirane: 13/06/2020 17:23

      Te drejtat e njeriut jane mbrojtur mesa shoh. Po monstra si puna e ketij djalit duhej nxjer me emer e mbiemer, nuk po e shoh nje gje te tille ne video. Pra ku eshte shkeja ketu???

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?