Foto ilustruese

Përndoqën dhe goditën me sende të forta dy 12-vjeçarë! E pësojnë dy vëllezërit, njëri prej tyre i mitur

14 Tetor, 14:41| Përditesimi: 14 Tetor, 14:44

  • Share

Tiranë- Një 21 vjeçar është vendosur  pranga ndërsa vëllai i tij do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohen se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta, të fëmijë të moshës 12 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur sot Policia e Tiranës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. K., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij 15 vjeç, pasi dyshohet se kanë përndjekur dhe goditur me sende të forta dy shtetas 12 vjeç, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?