Foto ilustruese

Përndiqte dhe ngacmonte me foto dhe video intime 4 të mitura prej tre muajsh, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

19 Maj 2023, 13:22| Përditesimi: 19 Maj 2023, 13:36

  • Share

Një 35-vjeçari është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi u kallëzua nga 4 të mitura, të cilat i përndiqte prej më shumë së tre muajsh.

Katër nxënëse të një shkolle 9-vjeçare në Shkodër kanë kallëzuar në polici një 35-vjeçar, i cili i përndiqte vajzat prej 3 muajsh dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, foto dhe video intime me përmbajtje të papërshtatshme.

Për pasojë iu vunë prangat 35-vjeçarit me iniciale E.Z, banues në Shkodër.

Ndërkohë që vijojnë hetimet, për verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gezimi: 20/05/2023 08:48

    Femije te shkolles 9 vjeçare me profile në rrjetet sociale? Çmenduri, prindërit duhet t'i edukojnë dhe mos lejojnë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?