Policia e Tiranës ka arrestuar një 41-vjeçar nga Vora, i cili ka përndjekur një vajzë për disa kohë.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të tyre, pas kallëzimit nga një 31-vjeçare se një shtetas e kishte përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, duke i shkaktuar asaj pasiguri dhe frikë, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Same", për kapjen e tij.’- njofton policia.
41-vjeçari L.H u arrestua në kuadër të operacionit ‘Same’ dhe rezulton i dënuar edhe më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur të njëjtën shtetase.