KOSOVË- Përparim Rama kam marrë zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Prishtinës. Ai ka dhënë betimin ditën e sotme përpara anëtarëve të Kuvendit. Në fjalën e tij Rama ka thënë se nga sot do të vijoj puna për transformimin e Prishtinës. Ai i bëri ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që t’i bashkëngjiten në qeverisjen e tij për Prishtinën.
“Unë Përparim Rama betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Prishtinës me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme që të sigurojë kushte për një jetë të qetë për të gjithë.
Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve. Vend plot mundësi, qytet i gjelbër. Me trafik të komunikueshëm e i digjitalizuar. Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën”, ka thënë Rama.
Kujtojmë që Përparim Rama fitoi në zgjedhjet lokale me partinë LDK. Rama fitoi me 51.07 % të votave përballë ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me 48.93%. Pëparim Rama u kthye nga Mbretëria e Bashkuar pas 29 vitesh pasi kishte shkuar si refugjat gjatë viteve 1990. Perparim Rama është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se është vlerësuar me disa çmime, ndërkaq puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”.
Përparim Rama është betouar sot si Kryetari i ri i Prishtinës, duke nisur zyrtarisht nga puna. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar kolegun e tij të rinj nga Prishtina për marrjen e detyrës.
“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë - thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik! Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, shkruan Veliaj.