Përpraim Spahiu takim me të rinjtë

Politikë

Përparim Spahiu i LSI-së takim me të rinjtë në Tiranë: Do t'i mbështesim me kredi të butë deri në 25 mijë euro për hapjen e një sipërmarrje

14 Prill 2021, 20:31| Përditesimi: 14 Prill 2021, 20:34

  • Share

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu gjatë një takimi me të rinjtë në kuadër të fushatës elektorale tha se ato do të stimulojnë biznesin që të punësojnë të rinjtë.

Spahiu tha se do të mbështesin rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro, për hapjen e një sipërmarrje.

'Ne do qeverisim që rinia ta shohë Shqipërinë si shtëpinë e saj. Ne do stimulojmë biznesin që të punësojë të rinjtë. Ne do mbështesim rininë me kredinë e butë deri në 25 mijë euro për hapjen e nje sipërmarrje. Ne do përgjysmojmë tarifat për arsimin e lartë. Për këto diskutuam edhe me këta të rinj entuziastë të Laprakës!'- tha Spahiu.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem gahinji: 14/04/2021 20:49

    Sa qenka rritur cmimi i votes, 25 mije euro vota e nje te riu. Po vota e pleqve sa shkon ,o perparim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?