Bota

Përpiqet dëshpërimisht të mbajë në jetë nënën me COVID-19 duke i bërë frymëmarrje artificiale, pamjet drithëruese nga India bëjnë xhiron e botës

4 Maj 2021, 10:08| Përditesimi: 4 Maj 2021, 10:11

  • Share

INDI- Përpjekjet e vajzës e cila dëshpërimisht mundohet të mbajë në jetë nënës e saj, teksa ajo lufton me COVID-19 dhe mungesën e oksigjenit po bëjnë xhiron e botës.

Gojë-gojë, përmes frymëmarrjes artificiale vajza më kot mundohet të “zëvendësojë” aspiratorit, duke i dhënë frymë nënës së saj e cila nuk kishte më shpëtim nga COVID-19.

Sipas mjekëve të spitalit, gruaja e infektuar nga koronavirusi, mbërriti në spital në një gjendje kritike për jetën dhe kur ata do ta trajtonin, ajo kishte vdekur.

Pamjet drithëruese vijnë nga India, e cila po përballet me një valë fatale të COVID-19, duke shënuar rekorde negative infektimesh dhe viktimash çdo ditë.

Spitalet janë në kaos, pacientë humbin përditë jetën nga mungesa e oksigjenit dhe krematoriumet janë të mbingarkuara, kjo është situata që India po përballet përditë në “luftën” e vështirë me COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?