Politikë

'Përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë', Berisha në Fier: Gratë dhe vajzat nuk gënjehen më nga batutat bajate të Ramës

23 Prill, 20:50| Përditesimi: 23 Prill, 21:30

  • Share

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje grave dhe vajzave që të mos bien "pre" e batutave të kryesocialistit Edi Rama, por të gjykojnë në mënyrë objektive 12 vitet e qeverisjes së tij.

"Suksesi juaj është qëllimi ynë. Miq, pasuritë e kësaj treve do të jenë para së gjithash pasuri të banorëve të saj. Treva që nxjerr 1 milion tonë naftë në vit boshatiset çdo muaj nga bijtë e saj, merr fund. Politika jonë do të jetë që çdo i ri të ndërtojë ëndrrën e tij në Shqipëri: shkollim, punësim, strehim, financim për biznesin",- tha Berisha.

"Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve për mungesë ilaçesh në onkologji ishte krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot gjendja është shumë më e keqe",-tha Berisha.

"Është në vullnetin tuaj, në vendimin tuaj historik, më 11 maj t’i ikni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë. Edi Rama, i them unë këtu, se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtrohen më sot me ato batuta bajate",-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mesazh demokratëve nga Fieri: Injoroni batutat bajate të Ramës, fokusi tek programi i PD! Balluku sillet si truproja e tij


K.M/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?