Dubai ka ulur me 30% taksën për alkoolin në një përpjekje të dukshme për të nxitur turizmin. Gjithashtu do të ndalojë tarifimin për licencat personale të alkoolit, diçka që banorët që duhet ta kishin në shtëpi banorët të cilët donin ta konsumonin.
Kjo lëvizje e fundit mendohet të jetë një përpjekje për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt, përballë konkurrencës nga fqinjët. Dy kompanitë që shpërndajnë alkool në Dubai, Maritime and Mercantile International (MMI) dhe African & Eastern, thanë se do të reflektonin uljen e taksave për konsumatorët.
"Këto rregullore të përditësuara së fundmi janë të rëndësishme për të vazhduar sigurimin e blerjes dhe konsumit të sigurt dhe të përgjegjshëm të pijeve alkoolike në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe"-tha një prej përfaqësuesve të kompanive që operojnë në këtë fushë biznesi.
Nuk është e qartë nëse lëvizja, e cila hyri në fuqi të dielën, do të jetë e përhershme.
Emigrantët tejkalojnë vendasit duke krijuar një raport 9-1 në Dubai. Dubai ka arritur historikisht të tërheqë më shumë turistë dhe emigrantë të huaj të pasur sesa fqinjët e tij, pjesërisht për shkak të tolerancës së tij ndaj një stili jetese më liberal.
Por tani po përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët që zhvillojnë sektorët e tyre të mikpritjes dhe financave. Banorët jomuslimanë në Dubai duhet të jenë të paktën 21 vjeç për të pirë, transportuar ose ruajtur alkool në shtëpi dhe të kenë një licencë alkooli një kartë plastike të lëshuar nga policia.