Mjeku Qazim Ismaili dhe Petrit Vasili

Përpjekje për të krahasuar Tit Vasilin me Qazim Ismailin

31 Mars 2020, 21:21| Përditesimi: 31 Mars 2020, 21:29

  • Share

Një prej infermierëve që doli vullnetar për të shkuar në Itali, është bërë shënjestër e ish- ministrit të Shëndetësisë së kohës së Partisë Demokratike, për shkak se në kohën që ai ka qenë minister, e ka lënë pa punë dhe ai është detyruar të bëjë një punë tjetër.

Jehona që pati misioni i mjekëve shqiptarë në Itali është tanimë një gjë që do të mbesë në histori. Dhe jo në historinë tonë, por atë të Italisë dhe Europës. Në historinë tonë ka për të mbetur ky gjesti i Petrit Vasilit, që pasi dështoi të përhapë panik në Shqipëri, tani shpreson të trembë spitalet në Itali ku kanë shkuar mjekët dhe infermierët shqiptarë.

Unë e kuptoj se imazhi i fortë që prodhoi kryeministri në Itali dhe në Perëndim me këtë gjest, është një lloj dëshpërimi për opozitën. Por në këtë rast, është mirë të shmangësh përballjen me të, se nuk je i detyruar të përballesh çdo ditë me dhimbjen që të jep mos përballimi i kundërshtarit. Le të bëjnë së paku sikur gëzohen për emrin e mirë të Shqipërisë, që u promovua në këtë rast.

Por doja me këtë rast të bëja një krahasim çfarë imazhi i ka dhënë Petrit Vasili Shqipërisë, dhe çfarë i ka dhënë ky Qazim Ismaili?

Të dy kanë nga dy profesione. Petrit Vasili  ka qenë dikur mjek. Pastaj kur ka qenë në pushtet është bërë ministër. Tani që nuk është në pushtet, nuk është as mjek, as ministër, por sharës.

Qazim Ismaili ka qenë infermier. Kur ka qenë në pushtet Petrit Vasili, e ka hequr nga puna, ose nuk i ka dhënë të drejtën të punojë infermier, dhe ai kë bërë punë tjetër. Tani ai është pjesë e një ekipi që i ka ngritur kokën Shqipërisë në Itali dhe në Europë.

Mjafton kaq për të dëshmuar se Qazim Ismaili i vlen më shumë Shqipërisë se Petrit Vasili. Ky I fundit i kishte të gjitha shanset e Qazimit t’i bashkohej atij ekipi, se është dhe mjek epidemiolog, dhe të përmirësonte ndjeshëm imazhin e tij. Mund t’ia kishim harruar gjithë idiotësitë që thotë përditë, gjithë përpjekjet e dështuara për të përhapur panik, dhe ta konsideronim të shëruar, si pacient i pashpresë i politikës.

Por ai nuk e bëri. Ai nuk vlen as sa një e qinda e Qazim Ismailit vetëm për këtë shkak, pasi ai sot ka provuar që nuk është as mjek, as politikan. Po të ishte mjek i vërtetë, meqë është dhe i papunë, do kishte vrapuar i pari, në mos në Itali, në spitalin tonë. Ai në fakt rri bordurave duke ngrënë fara e duke sharë mjekët që po përballen me epideminë.

Po të ishte politikan, akoma më shumë do të bënte diçka që të fitonte simpatinë e njerëzve. Ky është i vetmi politikan që del në mëngjes nga shtëpia, për t’u bërë ose qesharak, ose i urryer nga publiku. Dhe tani kur shikon që për gjestin e Edi Ramës, në Itali, jo vetëm televizionet  më të mëdha italiane dhe të gjitha gazetat politike, por dhe gazetat e sportit, kanë bërë faqe të tëra speciale, natyrisht që nuk mund ta ndalësh këtë gjë duke shpikur Qazimin pompist.

Sot Shqipërisë i vlen më shumë Qazim Ismaili, pasi ai i ka bërë nder Shqipërisë, duke shkuar si infermier në Itali, se sa Petrit Vasili, duke u përpjekur të trembë Italinë, se ai nuk është infermier, por pompist. Ata e kanë aty si infermier dhe e provojnë vetë këtë.

Është njësoj sikur të trembësh shqiptarët, duke u thënë që Petrit Vasili do jetë prapë ministër shëndetësie, pasi ka ngrënë fara ca kohë rrugëve. Nuk i tremb dot, se e kanë vetë në dorë ta lënë të hajë prapë fara./ tema

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tit legeni: 01/04/2020 14:53

    Turp ti vije Petrit legenit. Hajdut i keq por edhe antikombetar. Turp

    Përgjigju
  • Tytka: 01/04/2020 13:49

    Po ku vihen shenja barazimi mes ketyre dy personazheve. Qazimin e don dhe respekton gjithe shqiptaria e me gjere, ndersa Tytken e Vasilit as gruaja e vet nuk e don me. Do kishte marre me shume pike ky motherfuckeri Petrit Vasili duke veshur bluzen e bardhe per tiu bashkuar kolegeve mjeke ne luften kunder covid 19-es sesa te rrije duke ne bere dengla ne fb.

    Përgjigju
  • Tami: 01/04/2020 12:47

    Shkrim i persosur z. Mero! Te falenderoj pa mase, qe ja u heq maskat ketyre bastardeve te politikes shqiptare. Nje mjek qe nuk kontribon sot eshte nje pleher pa vlere. Zoti dhente hak tek keta bastard !!!

    Përgjigju
  • Besi: 01/04/2020 12:01

    Bashkohem me shkrimin e botuar ai qe nga mengjesi dhe deri në mbrëmje vetem shan as mjek as politikan nuk eshte ai eshte vetëm nje njeri pa karakter dhe vulgar

    Përgjigju
  • Fred: 31/03/2020 23:49

    Petrit Vasili te humbte rraca o rrace muti o injorante o kafshe o njeri i pa vlere odebil,perse mundohesh te ulesh njerzit pa te patur borgj dicka ty,ata jan njerzit me te larte sot per sot dhe ne vite,sepse ata po rrezikojne jeten e tyre per te shpetuar te tjeret,ndersa ti cben more shkerdhate sillesh si halabak lulishteve dhe shperndan panik,haram i qofte cdo qytetari qe te sheh ne rruge dhe nuk te beshtyne ne surrat,o zurrat mut,Respekte per Herojte Shqipetare jemi krenar per trima si ju.

    Përgjigju
  • O Petromut: 31/03/2020 23:32

    O bolekandari

    Përgjigju
  • Petrit vasili I mallkuar qofsh: 31/03/2020 22:06

    Nuk ka njeri me te urryer se ky injoranti Petrit i dhjer Vasili, nje njeri halabak, ordiner, maskara, familje hajdutesh ku... qe vetem ligesi dhe vrer nxjer nga ajo goje e kalbur. Ishalla te zente mallkimi i shqipetareve more fendurine.

    Përgjigju
  • PETRIT MUT VASILI: 31/03/2020 21:49

    Ky qeni bastard nipi i manushmyftiut është doktor. E ky fundërrin nuk mer mundimin të veshi bluzën e bardh e të ndihm9j njerzit po vetëm lef si qen buldok i tërbuar nga suksesi Edi Ramës. Ky qen bashk me me kryekriminelin salhe vetëm lefin aman njerzit si ndhimojn e pra populli të presi nga kta bastard e pa besushme.

    Përgjigju
  • Law: 31/03/2020 21:44

    I groposi Rama keta te Pd-LSI qofte per termetin qe nuk shpernadan nje kile oriz apo makarona vetem llafe,edhe ne covid 19 nuk doli nje mjek opozikar te dilte vullnetar sic dolen deputete te ps. I ka kapur paniku edhe po dalin konvernca shtypi me shum sec dilnin ne kohe normale sepse jo vetem partit qe ja u beri ish po edhe ata vet po i ben tju harrohet emri.Nuk ndalet tanku me shkopinj nen rrota o te mjere bete gjithcka ber te penguar negociatat hengret nje m .Edhe gjestin me te bukur te 30 mjekeve deshen ta bejne pis plerat e pa fytyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?