Me propozim të VMRO-DPMNE-së, Këshilli i Bashkisës së Shkupit me 24 vota pro dhe 19 kundër, futi në rend të ditës pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”. Ky propozim u votua edhe nga opozita shqiptare “Aleanca për Shqiptarët”, votat e të cilës dhanë kuorumin e nevojshëm për t’u futur në rend dite.
Propozimi për ndalimin e ndryshimit të emrave të rrugëve do të thotë edhe heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Kadaresë, Ernest Koliqit etj.
Propozuesja e kësaj iniciative Marija Andonovska, këshilltare VMRO-DPMNE-së, tha se për këtë vendim ka paqartësi dhe mungesë dokumentacioni.
“Kërkoj në seancën e sotme në rendin e ditës të shtohet edhe një pikë, vendim për shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Është vendim që është sjell nga përbërja e kaluar, është sjell në kohën para zgjedhjeve”, tha Andonova.
Kjo u kundërshtua nga këshilltarja e LSDM-së Lubica Jançeva e cila theksoi se me shfuqizim të vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve shkelet rregullorja dhe se kërkoi që të votohet me emër e me mbiemër.
Pas votimit pika u fund në rend dite dhe do të diskutohet në mbledhjen e Bashkisë së Shkupit, ku shumicën e këshilltarëve e përbënë VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.
Shkupi kryeqyteti i Vilajetit te Kosoves, qendre dhe vendbanim ku prej kohesh jetonin me shumice shqiptaret.qe nga kominizmi titist e deri sot "kercnohet"nga kundershtaret apo anti shqiptaret,sidmos ne IRJM,te cilet kane kompleks vogelesine apo vuajne nga ajo se jane popull pa identitet kombetar,gjuhesor,teritorial,shteterore e fetare.Andaj, keto mangesi te tyre, "idhnojne" deri ne mosdurim kundershtine deri ne injorim e hipokrizi ndaj shqiptareve popull autokton i lashte dhe me gjuhe e tipare kombetare nder me te vjetrat ne Iliride dhe Evrpe.
PërgjigjuKeta emra skan aspak lidhje me Shkupin ,Ismail Kadaren mund ta vendosin vetem ne Tirane dhe Hasan Prishtinen ne Kosove ,pse nuk vendosen emrat e Shqiptareve te Maqedonise qe luftuan si partizane per clirimin e vendit,ose te burgosurit per Flamurin kombetare keta dy emra munden te hiqen pa tjeter.
PërgjigjuIgor para partizane ka qene vetem ne filma se ne jeten reale i mbushnin breket shoket komunista.Asnje shqiptar ne maqedoni,shqiperi ska bere lufte partizane por kane luftuar per mbijetese ndaj dhunes sllavo,greko,bullgaro,italiane.Ska pasur partizane o igor rusofoni,vetem shqiptare qe vrisnin shqiptare ne emer te nje ideologjie sllave ka pasur dhe ka akoma.