Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi ka aksidentuar një fëmijë.
Në pranga ka rënë shtetasi Besim Vreto, banues në Tiranë, i cili ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip ‘Benz’, kur ka përplasur një fëmijë 8 vjeç, banues në Elbasan.
I mitur është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi: Besim Vreto , 37 vjeç , banues në Tiranë.
Pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 719 ER , ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin A.S, 8 vjeç , banues në lagjen "28 Nëntori" , Elbasan.
Fëmija menjëherë është transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.