Kronikë

Përplas gruan mbi vijat e bardha te rruga e Kavajës, shoferi largohet nga vendngjarja

4 Qershor 2021, 19:51| Përditesimi: 4 Qershor 2021, 19:52

  • Share

Një 40-vjeçare është përplasur nga një makine teksa po kalonte te vijat e bardha. Ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë Policisë Bashkiake te rruga e Kavajës në Tiranë gjatë pasdites së sotme.

Pas përplasjes shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Gruaja është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihen ende gjendja e saj.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin dhe identifikimin e autorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?