Pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është shënuar një aksident ku janë përplasur 2 automjete.
Drejtuesit e makinave B.P., 42 vjeç dhe R.U., 46 vjeç, të përfshirë në aksident, janë dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Megjithëse përplasja ka qenë e fortë, fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Komento