Përplasja e dy automjeteve në autostradën Levan- Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër shkaktoi plagosjen e 8 personave, mes tyre dy fëmijë të moshës 2 dhe 3 vjeç.
Në aksident janë përfshirë automjetet ‘Mercedes Benz’ me targa AA 566CR, që drejtohej nga E.Gj., 36 vjec dhe ‘Renault Clio’ me targa Italiane GC131XP., që drejtohej nga D.L., 32 vjeç. Pranë vendit të ngjarjes mbërritën menjëherë efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.
Drejtuesit së bashku me gjashtë pasagjerët A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip "Benz"); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip "Renault"), ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shërbimet e policisë po hetojnë për shkaqet e aksidentit.