LEZHË-Një aksident i katër fishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të Urës së Milotit.
4 makina janë përfshirë në këtë aksident ku shkak dyshohet të ketë qënë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
Burime bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë marr shërbimin mjekësor në vendin e ngjarjes, pasi nuk kanë pasur lëndime të shumta.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Komento
Komente
