Foto ilustruese

Përplasen dy anije në Baltik, zhduken dy persona! Autoritetet: Vijojnë kërkimet, aksidenti për shkak të mjegullës

13 Dhjetor 2021, 11:12| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:21

  • Share

Dy anije mallrash janë përplasur më sot në Detin Baltik, në mes të ishullit danez, Bornholm dhe qytetit jugor suedez, Ystad derisa po vazhdon operacioni në kërkim të së paku dy personave, njoftuan autoritetet suedeze e daneze.

Anija, Karin Hoej, e regjistruar në Danimarkë, është përmbysur. Në të ndodheshin dy persona në bord dhe të dy janë zhdukur, njoftoi Qendra daneze për operacione të përbashkëta, (JOC).

Anija tjetër, e regjistruar në Britani, Scot Carrier, është funksionale dhe stafi i saj është i sigurt.

“Mund të konfirmoj që ka ndodhur një aksident, por nuk i di rrethanat”, tha Soren Hoj, drejtor i kompanisë, Rederiet Hoj, e cila ka në pronësi anijen, Karin Hoej.

Në anën tjetër zëdhënësi i Institutit meteorologjik danez, tha se në kohën kur anijet u përplasën pati mjegull. Aksidenti ndodhi rreth orës 3 në mëngjes.

Në aksionin e shpëtimit për të gjetur dy personat e zhdukur janë duke ndihmuar edhe anijet civile që ndodheshin në afërsi./REL/

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genjeshter!: 13/12/2021 15:55

    Po ne s'jemi ne mesjete e ne kohrat e lashta. Tani funksionojne lloj, lloj ehollotesh e radaresh teper te sofistikuar dhe s'ka asnje rendesi ne eshte mjegull apo erresire... Aparaturet e sofistikuara qe disponohen sot, bejne te mundur mbulimin dhe detektimin e te gjithe hapesires me 100% siguri. Do te kete qene ndonje shkak tjeter kjo e 'aksidentit'...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?