Kronikë

Përplasen dy automjete në Berat, ‘prekin’ edhe një tjetër të parkuar! 3 të plagosur (VIDEO)

25 Korrik, 09:14| Përditesimi: 25 Korrik, 09:26

  • Share

Një aksident është shënuar në rrugën e Uznovës në vendin e quajtur "Divizioni", ku një automjet tip BMW me targa AA 533 UV është përplasur me një Golf me targa AB 042 LT.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy mjetet kanë dalë nga rruga në dy kahe të kundërta duke prekur edhe Ford Fokus me targa AA 218 RU që ishte i parkuar.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit BMW, Elvi Hila, 29-vjeç dhe shtetasit Kaliopi Ibro, 24-vjeçe dhe Ardit Dodoveci, 17-vjeç, që udhëtonin në mjetin tip Golf. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?