Kronikë

Përplasen dy automjete në Korçë, një person dërgohet në spital (VIDEO)

15 Qershor, 09:05| Përditesimi: 15 Qershor, 09:11

  • Share

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje në afërsi të fshatit Çiflig në Korçë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe sipas informacioneve, një person ka mbetur i plagosur. Gazetari Armand Braho raporton se i plagosuri është dërguar në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga përplasja e dy mjeteve janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?