Përplasen dy automjete në aksin 'Lezhë-Shkodër', plagoset një grua, dërgohet në spital

7 Nëntor 2022, 09:44| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 09:56

  • Share

Një grua ka mbetur e plagosur pas përplasjes së dy automjeteve në superstradën Lezhë-Shkodër.

Aksidenti ndodhi në afersi të kryqezimit të Gjadrit dhe e plagosura u dërgua për ndihmë mjekesore në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?