VIDEO/ Dy helikopterë ushtarakë në Malajzi përplasen në ajër, 10 viktima

23 Prill, 10:38| Përditesimi: 23 Prill, 10:50

  • Share

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan si pasojë gjatë kryerjes së stërvitjeve të martën e 23 prillit në Malajzi, duke i lënë të vdekur të 10 njerëzit që ndodheshin në bord, njoftoi marina vendase.

Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë ushtarake gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, thanë autoritetet vendase.

“Vdekja e të gjithë personave u konfirmua në vendin e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar se mbetjet e trupave janë dërguar në spital për t’u identifikuar.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare.

Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkaktarin e aksidentit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?