Foto Ilustruese

Kronikë

Golem/ Dy jet ski përplasen në det, një person i plagosur, drejtuesi tjetër shoqërohet në polici

13 Korrik, 19:45| Përditesimi: 13 Korrik, 20:15

  • Share

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë.

Sipas informacionit paraprak, një nga mjetet drejtohej nga S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, ndërsa tjetri nga P. B., 31 vjeç, nga Kosova.

Si pasojë e përplasjes, P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital nga shërbimet e Policisë Kufitare, që po monitoronin zonën detare. Mësohet se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake, rezulton se të dy drejtuesit e mjeteve lundruese po lundronin së bashku dhe ishin të pajisur me jelekë shpëtimi.

'Rreth orës 17:36, në Golem, Kavajë, në vendin e quajtur “Manhatan”, rreth 800 metra larg perimetrit të sigurisë,(zonë detare për lundrim jo zonë plazhi), shtetasi S. D., 25 vjeç, lindur në Çorovodë, duke drejtuar një motor uji, është përplasur në det me një tjetër motor uji, që drejtohej nga shtetasi P. B., 31 vjeç, lindur në Kosovë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. B. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në spital, nga shërbimet e Policisë Kufitare që po monitoronin hapësirën detare. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shtetasi S. D. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale', njoftoi policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të përplasjes së dy Jet Ski-ve.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?