Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos. Shtetasi F.S duke drejtuar makinën tip ‘Fiat’ është aksidentuar me një makinë tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin H.H.
Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.
Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Komento