Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, ku janë janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMW" me targa të huaja HBA3137. Nga informacionet paraprake mësohet se nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore, i cili ndodhej jashtë rrugës.
Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia me të cilën ecte drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen". Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaku
Informacion Paraprak
Më datë 18.07.2018, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me mjetin tip "BMW" me targa të huaja HBA3137.
Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.
Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen", si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen". Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaku.