Foto ilustruese

Kronikë

Përplasen dy makina në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 60-vjeçarja

28 Prill 2021, 14:08| Përditesimi: 28 Prill 2021, 14:12

  • Share

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia njofton se rreth orës 13:10, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përfshirë në aksident rrugor 2 mjete me drejtues shtetasit M. K. dhe Sh. P. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?