Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushkrujë - Tiranë në afërsi të urës së Tapizës.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 6:10 të mëngjesit.
Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë shoferja 69-vjeçe.
Ndërkohë shoferi tjetër, 33-vjeç është shoqëruar në Komisariat.
"Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente
