Aksidenti te ura e Tapizës

Kronikë

Përplasen dy makina te ura e Tapizës, ndërron jetë një grua

17 Prill, 07:07| Përditesimi: 17 Prill, 10:08

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushkrujë - Tiranë në afërsi të urës së Tapizës.

Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën rreth orës 6:10 të mëngjesit.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë shoferja 69-vjeçe.

Ndërkohë shoferi tjetër, 33-vjeç është shoqëruar në Komisariat.

"Rreth orës 06:10, në Tapizë, automjeti me drejtues shtetasin V. Z., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 69 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë shtetasi V. Z, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?