Trenat e përplasur

Bota

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

15 Janar, 22:55| Përditesimi: 15 Janar, 22:54

  • Share

Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy trenave mallrash pranë Sofjes, në Bullgari. 

Një nga drejtuesit e trenit dhe një punonjës i Hekurudhave Shtetërore Bullgare janë dy nga viktimat e aksidentit, raporton shefi i policisë së Sofjes.

Ndërkohë, një nga të lënduarit i cili u shtrua në spitalin “Shën Anna”, është në rrezik për jetën, raportojnë mediat e huaja

Trenat po lëviznin në të njëjtat shina, si pasojë e një gabimi njerëzor dhe për këtë arsye autoritetet kanë nisur hetimet për të vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë drejtuar lëvizjet.

Mediat raportuan se dy trenat u përplasën në seksionin midis stacioneve hekurudhore në Svetovrachene dhe Kremikovtsi pranë Sofjes.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?